Kanë kaluar katër ditë që nga ku Qendra për Shëndet Publik dhe Kumona e Tetovës kanë njoftuar se uji në Banjën e qytetit nuk pihet, por qytetarët vazhdojnë ta konsumojnë.
“Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga ku qendra për shëndet publik edhe komuna e Tetovës shpërndanë njoftimin se uji në banjën e Tetovës në këtë vend nuk ka asnjë shenjë për të paralajmëruar qytetarët, ne qëndruar këtu gjysmë ore ndërsa takuam qytetarët që ishin duke mbushur ujë për pije ndërsa nuk ishin të njoftuar se ky ujë është i dëmshëm për shëndetin e tyre.”
Qytetarët që takuam duke mbushur ujë shprehen të revoltuar se pse nuk ka asnjë shenjë lajmëruese.
“-Nuk pihet?! Nuk e kemi dëgjuar!
-A mendoni se duhet të ketë ndonjë shenjë?
-Patjetër se duhet të ketë ky është një ndër më të frekuentuarit në Tetovë, nuk besoj se pinë të Tetovës atje të komunës se sa këtë këtu, me të vërtet është shumë i përdorshëm.”
“Nuk ka nevojë ta mbushi unë kam dalë për qejf.
-A e keni ditur se nuk është i pijshëm?
-Jo nuk e kam ditur.
-A mendoni se duhet të ketë ndonjë shenjë?
-Ja unë erdha nuk e kam ditur shenjë, ku ka shtet këtu nuk funksionon asgjë, nuk ka kontroll këtu.
-Nga sa të thash unë nuk e mbush e le?
-Jo e lash unë, xhiroje shihe e lash, nuk e mbush më .”
Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë thonë se uji mineral në kthesën në lokalitetin Banjicë nuk është i sigurt për pije.
“Sipas analizave nuk është për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, “escherichia coli” dhe “enterokokeve”. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin për pije deri në ekzaminimin e radhës”- thonë nga Qendra e Shëndetit Publik.
Banja e qytetit është një ndër vendet më të frekuentuara në qytet ku shumica e qytetarëve dalin edhe për vrap, por edhe për të mbushur ujë mineral, ku sipas banorëve është shumë i shëndetshëm për tretjen e ushqimit.