4
Tetovë, 12 prill – Në komunën e Tetovës ka mbi 250 rrugë, ku shumica e tyre janë pa emra dhe pa numra. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se emrat e rrugëve duhet ndryshuar, pasi të njejtët janë që nga sistemi Jugosllavë.
“Duhet ndryshuar por kush. Debate ka plotë, por asgjë nuk mund të vendosin” – u shpreh një banor.
“Duhet, por nuk janë duke u ndryshuar. Mendojmë, por a do bëhet, atë nuk e dijmë” – tha një banor tjetër i Tetovës.
“Ka rrugë pa emra, vetëm me numra, asnjë orinetim nuk mund të kesh, nuk mundta gjeshë rrugën. Duhet ndryshuar, ne të vendoset njëherë e mirë” – deklaroi një qytetar tetovar.
“Duhet të ndryshohen, po po duhet. Çfarë emra ka deri më tani, të atyre ‘ Samarxhive’” – u shpreh një tjetër qytetar tetovar.
Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se ky proces është për të mirën e qytetarëve dhe i njejti duhet të përkrahet nga të gjithë.
“Çdo propozim i qytetarëve është i rëndësishëm dhe ndihmon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe i suksesshëm për qytetarët dhe qytetin e Tetovës. Bashkë, hapur, në mënyrë transparente diskutojmë dhe japim propozime” – tha Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Nga ana tjetër kryetari i grupit të punës, Argjend Veliu, tha se në debatin e kaluar publik janë pranuar rreth 45 propozime.
“Shpresojmë që intensiteti i propozimeve të jetë i njëjtë edhe në debatin e sotëm. Në bazë të një marrëveshje të brendshme” – u shpreh Argjent Veliu nga Komuna e Tetovës.
Kundër ndryshimit të emrave të rrugëve në Tetovë janë të gjithë këshilltarët maqedonas, që janë pjesë e këshillit komunal, të cilët nuk ishin prezent edhe gjatë debatit publik.
BURIMI: zhurnal.mk