qytetaret e podujeves nga sot me reduktime te ujit te pijshem 6284d4f2631d4

​Qytetarët e Podujevës nga sot me reduktime të ujit të pijshëm

May 18, 2022
1 minut lexim

Për shkak të shpenzimeve enorme të ujit të pijshëm, mungesës së ujit në pikat e larta dhe në qendër të qytetit të Podujevës, KRU Prishtina nga sot do të zbatojë reduktimet e ujit për zona të caktuara, me orar të planifikuar.

Nga dita e sotme, reduktimet e ujit fillojnë në orën 08:00 deri në orën 16:00 për këto zona: gypi OD -160 , për fshatin Dumnicë ; gypi 110 për fshatin Shtedim dhe Pika Kufitare në Merdar ; gypi 90 për fshatin Ballovc. Këta gypa janë të kyçur në gypin furnizues para hyrjes në rezervuarët e qytetit.

Në qytetin e Podujevës: rruga “Zahir Pajaziti” – gypi OD -315 nga udhëkryqi me rrugën “Bedri Bajrami” furnizon pjesën jugore të qytetit, rruga “Skënderbeu” gypi A.Ç. 200 nga rrethqarkullimi në drejtim të pjesës jugperëndimore deri te “Qershitë e Llapashticës”.

Këto reduktime do të zgjasin deri në një vendim tjetër, varësisht nga shpenzimi i ujit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

noctua vendos ventilatoret desktop ne nje karte grafike rtx 3080 6284cdb4655f5
Story i mëparshëm

Noctua vendos ventilatorët desktop në një kartë grafike RTX 3080

me flamurin kuqezi ne kollare dhe i buzeqeshur si e priti haradinaj denimin ne hage video 6284d530246ad
Story i radhës

Me flamurin kuqezi në kollare dhe i buzëqeshur, si e priti Haradinaj dënimin në Hagë (VIDEO)

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë