Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të blejnë fletobligacione, çdo vit do të përfitojnë nga kamata prej 5%

November 6, 2023
1 minut lexim

Sot është afati i fundit ku qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i dytë, për të cilin nesër do të mbahet ankandi, përcjell TV21. Nga Ministria e Financave thonë se kërkesa për pjesëmarrje në ankand dhe pagesa e mjeteve për të cilat qytetarët dëshirojnë të blejnë fletobligacione të qytetarëve mund të bëhet në të gjitha bankat afariste në vend.

“Qytetarët që do të regjistrojnë fletobligacione të qytetarëve si investim të vetin, do të përfitojnë interes ose kontribut prej 5% në nivel vjetor, përkatësisht për dy vite gjithsej 10% të vlerës së investuar. Pagesa e kuponit të parë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2024, ndërsa kuponi i dytë, përkatësisht interesi për vitin e dytë do të bëhet më datë 14 nëntor të vitit 2025, njëkohësisht me pagesën e mjeteve të investuara. Qytetarët mund të investojnë minimalisht 10.000 denarë, duke blerë një fletobligacion të qytetarëve”, thonë nga Ministria e Financave.

Fletobligacioni i qytetarëve është instrument i ri në tregun e brendshëm financiar, i cili emetohet nga shteti. Nga MF thonë se investimi në fletobligacione është pa rrezik, i sigurt dhe sjell rendimet atraktiv për qytetarët, duke mbrojtur kështu vlerën e parave të tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rihanna tregon këmbët e tonifikuara në fustan të shkurtër, teksa shijon një natë romantike me ASAP Rockyn

Story i radhës

Shtyhet ndeshja Mallorca-Cadiz, shkak Kosova

Të fundit nga

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Ивица Живковски од Куманово стана милионер. Тој е најновиот среќен добитник на МИЛИОНЕР џекпот добивката на Видеолотарија Касинос Австрија, кој освои 1.392.276 денари. Ивица Живковски од Куманово со среќа и возбудливи планови,
ShkoLartë