Qytetarët dhe tregtarët zbatojnë vendimin për ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri,

June 2, 2022
1 minut lexim

Sot është dita e dytë e ndalimit të përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri, ku supermarketet dhe dyqanet e kanë të ndaluar që të japin qese plastike për klientët, në të kundërt gjobiten.

Gjatë një vëzhgimi të ATSH-së në tregjet dhe supermarketet e Tiranës vihet re heqja e qeseve plastike njëpërdorimshe që nuk plotësojnë kushtet.

Konsumatorët që shkojnë në markete kanë marrë me vete trasta pëlhure, për të vendosur mallin që blejnë.

Mira, një 70-vjeçare nga Tirana shprehet se “vendimi ishte i drejtë, pasi edhe qeset që tregtoheshin kishin një cilësi shumë të dobët. Gjithmonë kam përdorur trastat e pëlhurës për të bërë pazar”.

Ndërsa Andi, një tregtar i ri shprehet se “që nga dita e djeshme i kemi hequr qeset plastike njëpërdorimshe dhe qytetarët vijnë me trasta pëlhure ose blejnë qeset që janë brenda normave të lejuara”.

Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër që ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë tonë në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.

Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.

Në këtë kuadër, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fjolla Morina e ndau me gruan? Fisnik Syla i rikthehet familjes, publikon për herë të parë të birin (FOTO LAJM)

Story i radhës

Discord sjell komunikimin me tekst në kanalet zanore

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë