qytetaret ankohen per kanalizimin ne rrugen b reagon komuna e prishtines 68035b1f4cb78

Qytetarët ankohen për kanalizimin në rrugën B, reagon Komuna e Prishtinës

April 19, 2025
1 minut lexim

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e kanalizimeve në rrugën B deri te rrethi i rrugës C në Prishtinë.

Në redaksinë e telegrafit ata janë ankuar duke deklaruar se problemet me sistemin e kanalizimit po shkaktojnë vështirësi të mëdha në përditshmërinë e tyre, duke përfshirë erërat e pakëndshme, vështirësi në kalim në atë pjesë.

E së fundi një reagim mbi situatën e ka bërë edhe Komuna e Prishtinës, ku thuhet se do të ndërhyjnë  në rrjetin e kanalizimit në Rrugën B.

Ju njoftojmë se nga data 19 prill do të fillojnë punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin e Rrugës B deri te rrethi i Rrugës C. Punimet do të zhvillohen në krahun lindor të rrugës dhe pritet të zgjasin 10–15 ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Komuna njofton se gjatë kësaj periudhe do të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim, ndërsa trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin, ndërsa vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë”, theksohet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

portreti i nje djali palestinez te plagosur shpallet fotoja me e mire e world press photo 68035a6e5a334
Story i mëparshëm

Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fotoja më e mirë e “World Press Photo”

provokon jozi vjen ne kosove dhe viziton prekazin me plis ne koke 68035c4e65d91
Story i radhës

“Provokon” Jozi: Vjen në Kosovë dhe viziton Prekazin me plis në kokë

Të fundit nga

Albanese edhe për një mandat në krye të Australisë

Partia Laburiste e kryeministrit australian Anthony Albanese është rizgjedhur për një mandat të dytë tre-vjeçar radhazi. Udhëheqësi i opozitës Peter Dutton, i cili drejton Partinë Liberale konservatore dhe humbi vendin e tij
ShkoLartë