quni pret kerkim falje nga kurti per fjalen hajvan per ta rishqyrtuar vendimin per konsultim 67f7056967f00

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

April 10, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takime konsultative lidhur me formimin e qeverisë së re.

Quni ka theksuar se LDK nuk mund të përgjigjet pozitivisht ndaj një ftese formale, pa u adresuar më parë ofendimet e shumta që, sipas tij, Kurti ka bërë ndaj partisë dhe figurave të saj.

“Nëse në një moment deliriumi, mbi dozimit me adrenalinë, fitore e të tjera, thotë diçka për të cilën nuk e ka menduar mirë… le të kërkojë falje – shumë burrërore do të ishte. Ai e ka fyer një pjesë, themi shumicën e kombit”, ka deklaruar Quni.

Ai ka përmendur se LDK ka brenda saj mësues që kanë mbajtur shkollën në kushte lufte dhe mjekë që kanë rrezikuar jetën për të ndihmuar qytetarët.

“Dhe ti njerëz të tillë me i krahasu me kafshë [hajvan], është një gabim shumë i madh”, ka shtuar ai.

Quni ka kujtuar gjithashtu deklaratat e mëparshme të Kurtit, ku ai i kishte quajtur përfaqësuesit e LDK-së si bashkëpunëtorë të Serbisë, sabotues, madje edhe bashkëpunëtorë të Radoiçiqit dhe Listës Serbe.

“Ai duhet të rrëfehet mirë, të reflektojë, të kërkojë falje dhe të betohet për të ardhmen e Kosovës me forca të përbashkëta. Kur t’i kryejë këto, natyrisht që do ta rishqyrtojmë vendimin tonë,” ka theksuar ai.

Kujtojmë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për konsultime rreth formimit të qeverisë së re.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sfidat e grave ne politike grida duma per veshtiresite mund te flas personalisht i di problemet e lobimit financiar e pabarabarte gara me burrat 67f6fbc6c9c78
Story i mëparshëm

Sfidat e grave në politikë/ Grida Duma: Për vështirësitë, mund të flas personalisht! I di problemet e lobimit financiar, e pabarabartë gara me burrat

pas nje periudhe te gjate heshtjeje me ne fund flet per messin 67f708e485959
Story i radhës

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, më në fund flet për Messin

Të fundit nga

“Ne kemi parime”

Pas zhvillimeve të fundit rreth përjashtimit të ASH-së nga Qeveria Mickoski, kryesia e partisë së Taravarit në mbledhjen e mbrëmshme ka riafirmaur qëndrimin e saj se megjithatë janë faktor kyç në qeverisje.
ShkoLartë