Quni: Para çdo takimi, në çdo takim, Kurti uroj të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë

Kryeministri Albin Kurti ka dalë para mediave pas takimit trepalësh të zhvilluar në Bruksel.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit.

Kurti tha se Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, teksa shtoi se nuk ka mundur të ketë kompromis, pasi sipas tij, nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuecncë dhe kushtëzimit të vjetër – Asociacionit.

“Takimi nuk ka pasur ndonjë rezultat, nuk ka mundur të ketë kompromis sepse nuk mund të ketë kompromis mes propozimit dhe kushtëzimit. Unë kërkova që ta shoh propozimin sepse më tha që ka një të tillë, por nuk ishin në gjendje ta sjellin dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dha një dyfaqësh në anglisht dhe çirilicë që tregon një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj, që nuk ishte dokument i sekuencimit, por dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të bëhet Asociacioni dhe më pastaj mund të kalojmë në zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Kurti.

“M’u desh të themi se nuk jemi në vitin 2013 ku ndodheshin baronesha Eshton dhe kryeministrat e asaj kohe, nuk është marrëveshja e vitit 2013, neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme që janë të obligueshme janë 29 sosh, por nuk mundet nga neni 10, nga marrëveshjet të vendoset një sikur qerra para kuajve. Unë nuk e kam pranuar”, tha ai.

Pas takimit një qëndrim pë deklarimet e Kurtit e ka dhënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Ai ka thënë se Kurti para çdo takimi duhet të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë.

“Para çdo takimi, në çdo takim, e pas çdo takimi, uroj që kryeministri Kurti të jetë në koordinim me miqtë ndërkombëtarë, ngase kjo është mënyra e vetme që vendi ynë me të drejtë ta bëj realitet triumfin edhe në këtë proces”, tha ai.

Ndryshe, ky ishte takimi i parë i Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.

Takimi i fundit mes bartësve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë u zhvillua më 2 maj, – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Kryetarët e rinj shqiptarë që dolën nga këto zgjedhje po kundërshtohen nga serbët lokalë. Hyrja e tyre në ndërtesat komunale në fund të majit, rriti tensionet të cilat u përshkallëzuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, pas përleshjes së protestuesve serbë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Prishtinës i është kërkuar që të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërkaq Beogradit që të inkurajojë serbët të marrin pjesë në votime.

Së fundi, Kosova ka paraqitur një udhëzim administrativ që u mundëson qytetarëve të largojnë kryetarët e komunave përmes një peticioni.

Kosova po ashtu po kërkon që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit që arriti me Serbinë në shkurt në Bruksel. Në mars, në Ohër palët arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të saj.

Në 11 nenet e marrëveshjes nuk përfshihet njohja reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime që nga viti 2011. Kosova kërkon që në fund të procesit të arrihet një marrëveshje ku do të përfshihej edhe njohja reciproke, ndërkaq Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi-pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Story i mëparshëm

Shqipëri: Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Story i radhës

Ronaldo Sharka i nxjerr sekretin që askush nuk e priste për Zhaklin Lekatari

Të fundit nga