quint i del me deklarate pas shtyrjes se zgjedhjeve ne veri te kosoves 6394be8e92eb9

QUINT-i del me deklaratë pas shtyrjes së zgjedhjeve në Veri të Kosovës

December 10, 2022
1 minut lexim

Shtetet e QUINT-it përmes një komunikate të përbashkët kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve komunale në veri të Republikës së Kosovës.

Këtë vendim ata e konsiderojnë si konstruktiv që ndihmon avancimin e përpjekjeve për siguri në Veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në reagim thuhet se dialogu është e vetmja rrugë drejt marrëveshjes.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ Përfaqësuesi Specail i BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ambasadori gjerman, Jorn Rohde/Express/

image 63

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mungesa e këtij minerali shkakton ngërçe dhe “vret” humorin

bllokada e transportuesve privat arsovska nuk ndjehem fajtore 6394becd9fbb6
Story i radhës

Bllokada e transportuesve privat, Arsovska: Nuk ndjehem fajtore

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë