Pas përfundimit të ndeshjes Uells-Iran, trajneri i Iranit, Carlos Queiroz është dukur tepër entiziast dhe i kënaqur në konferencën për shtyp, duke thënë se Irani sot luajti me një karakter të jashtëzakoshëm, element ky që i dhuroi dhe 3 pikët në atë ndeshje aq të luftuar.
“Sot luajtëm me një karakter të jashtëzakonshëm, që është një nga karakteristikat e ekipit tonë.
Ne luajmë me ndjenjën e unitetit dhe kohezionit. Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur.
Duhej të largonim ato ndjenja negative që patëm pas Anglisë. Futbolli është një lojë që jeton në momente, nuk mund të jetohet me humbje dhe fitoreve.”,– u shpreh Queiroz..