Qualcomm zbulon çipet e reja për smartfonët e segmentit të ulët dhe të mesëm

min lexim

Ditën e sotme Qualcomm zbuloi procesorët e rinj për pajisjet mobile Snapdragon 6 Gen 1 dhe Snapdragon 4 Gen 1, platforma të cilat shkojnë për segmentin e mesëm dhe të ulët respektivisht.

Çipet e reja, të cilat quhen platforma sepse përmbajnë në një pllakë të vetme edhe procesorin edhe kartën grafike së bashku me komponentë të tjerë, janë ndërtuar mbi arkitekturat më të fundit të TSMC.

SD 6 Gen 1 bazohet në procesin prodhues 4-nanometër ndërsa SD 4 Gen 1 në procesorin 6-nanometër. Pajisjet e para me SD 6 Gen 1 do të vinë në tre mujorin e parë të 2023 ndërsa me SD 4 Gen 1 tre mujorin e fundit të 2022.

Qualcomm nuk ndau të gjitha detajet e procesorëve por ajo që dimë është se bërthama kryesore të SD 6 Gen 1 kanë frekuencë deri në 2.2 Ghz dhe ato të SD 4 Gen 1 deri në 2Ghz.

Të dy çipet kanë katër bërthama procesorike ndërsa nuk përmenden grafikat Adreno.

Qualcomm premton deri në 35% më shumë performancë grafike dhe 40% performancë procesorike me SD 6 Gen 1. Ndërkaq rritjet e performancës grafike dhe procesorike janë më modeste në SD 4 Gen 1. Konkretisht çipi ka procesor 10% më të fuqishëm dhe grafika 15% më të shpejta.

Krahasimet mendohet të jenë bërë me Snapdragon 480/480+ dhe Snapdragon 680/680+.

SD 6 Gen 1 vjen me një ISP 12-bit Spectra Tripple dhe mbështetje për imazhet HDR dhe kamera 200-megapiksel. Çipi ka edhe disa fuqi të avancuara në inteligjencë artificiale duke përdorur motorin e gjeneratës së 7-të AI të Qualcomm.

SD 6 Gen 1 gjithashtu ka Wi-Fi 6E dhe gjeneratën e katërt të modemit 5G Snapdragon X62.

Motori AI i Qualcomm është përdorur edhe në SD 4 Gen 1 por nuk është më i fundit. Ky çip përballon kamera deri në 108-megapiksel dhe ka modemin 5G Snapdragon X51 por jo Wi-Fi 6E. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për sfidën e rëndësishme ndaj Sllovenisë

Story i radhës

Fermerët vushtrrias falënderojnë Idrizin për subvencionimin e qumështit

Të fundit nga