qoku vlen mbetet kompakt dhe i bashkuar ndarjen e komunave ne zgjedhje e vendosim ne bashkepunim 67f9996469f2b

Qoku: VLEN mbetet kompakt dhe i bashkuar, ndarjen e komunave në zgjedhje e vendosim në bashkëpunim

April 12, 2025
1 minut lexim

 

Bekim Qoku nga VLEN pas takimit të trupit koordinativ të këtij koalicioni, përfshirë edhe përfaqësues të Vetëvendosjes është shprehur se kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme dhe ndarjen e komunave.

Sa i përket asaj se a do të largohet ose jo Taravari, ai tha se si VLEN qëndrojmë kompakt, stoik dhe të bashkuar.

“Biseduam për zgjedhjet e radhës, për takimet e radhës, ishte në frymën krejtësisht miqësore dhe kolektive, do të bisedojmë në detaje se ku në cilat komuna do të shkojmë bashkarisht, pra ishte takim i radhës pozitiv në frymën e bashkëpunimit, Absolutisht ne jemi bashkë, ne jemi VLEN, vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohen vetëm detajet dhe komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundur. Ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje, ne kemi pasur disa mendime të ndryshme që është në çdo subjekt politik, ndodh edhe në partitë individuale”, tha Qoku.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

perfundon mbledhja e vlen it zgjidhja pritet diteve ne vijim 67f9996074647
Story i mëparshëm

Përfundon mbledhja e VLEN-it, zgjidhja pritet ditëve në vijim

qoku vazhdojme bashke me taravarin ne jemi vlen 67f99968018aa
Story i radhës

Qoku: Vazhdojmë bashkë me Taravarin, ne jemi VLEN

Të fundit nga

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë