qoku po e lutem shume taravarin mezi e shqepem prej aliut 681bc454f225a

Qoku: Po, e lutëm shumë Taravarin, mezi e shqepëm prej Aliut

May 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 maj – Deputeti Bekim Qoku, ka reaguar pas deklaratës së Taravarit se disa nga politikanët e VLEN-it e kanë lutur për ta sjell ndryshimin.

Me poshte mund ta lexoni te plote reagimin e Qokut.

Arben Taravari: “Ata para një viti vinin në Gostivar, luteshin e përuleshin që ta sjellim ndryshimi.”

Po, shumë e vërtetë. Bile jo vetëm në Gostivar, por edhe në Tetovë, Shkup e Prishtinë i jemi lutur. Disa herë. Shpesh. E kemi lutur shumë, e kanë lutur shumë. Tepër shumë. Aq shumë sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut. Ai iku nga ai dhe ruajti nderin e dinjitetin, të vetin e të anëtarëve të partisë. Ndërsa ata që mbetën, u tretën.

Dhe jo vetëm atëherë. E kemi lutur edhe tani. E kemi lutur në Gostivar, Tetovë, Strugë, Shkup e Prishtinë. E kemi lutur shumë. Por kësaj radhe fatkeqësisht nuk ia dolëm ta shqepim nga magjepsja e Aliut.
Herën e parë ia dolëm ta bindim t’u arratiset.
Tani, herën e dytë, jo. Iku tek Aliu. Motivi i panjohur.

Megjithëse një njeri nuk do të duhej të lutej për të ecur në rrugën e drejtë, realiteti e dëshmon shpesh të kundërtën. Jo të gjithë janë të aftë ta dallojnë atë rrugë. Prandaj e lutëm dhe e lutën sepse ishim të bindur që kjo do t’i bënte nder atij dhe anëtarëve të partisë së tij. Dhe i bëri mirë, u bëri mirë.

Por kësaj herë dështoi e bashkë me të edhe ne që nuk ia dolëm ta mbajmë në shtegun dhe kahjen e duhur.

Jeta dhe beteja vazhdon.
Ecim tutje!“, ka shkruar Qoku.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

qoku per taravarin e kemi lutur shume sa mezi e shqepem nga bdi ja e aliut 681bc453f0f98
Story i mëparshëm

Qoku për Taravarin: E kemi lutur shumë, sa mezi e shqepëm nga BDI-ja e Aliut

dom gjergj marku vonesa ne konklave pasoje e rritjes se numrit te kardinaleve 681bc9ad596a9
Story i radhës

Dom Gjergj Marku: Vonesa në Konklavë, pasojë e rritjes së numrit të kardinalëve

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë