qoku bashkepunimi me bdi e sotme nuk eshte thjesht politik eshte bashkepunim me krimin 6817cfb924e29

Qoku: Bashkëpunimi me BDI e sotme nuk është thjesht politik, është bashkëpunim me krimin

May 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 maj – BDI-ja e sotme nuk është më një parti politike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, por një strukturë e kapur nga krimi i organizuar, korrupsioni, hajnia dhe imoraliteti politik. Nuk ka asnjë parti tjetër shqiptare në të gjithë hapësirën autoktone të Ballkanit që ka arritur këtë nivel komprometimi dhe degjenerimi.

Kjo situatë, për fat të keq, përbën një pengesë serioze për çdo përpjekje të sinqertë për bashkërendim dhe bashkëpunim ndërpartiak për çështje madhore kombëtare.

BDI nuk e ka humbur vetëm kredibilitetin politik, por edhe atë moral dhe kombëtar. Pas gjithë këtyre viteve me afera, krime, vrasje, dhe skandale, sot më shumë se kurrë është e qartë se prioriteti i kreut të saj nuk është interesi i përgjithshëm, por përfitimi personal dhe familjar. Ali Ahmeti është i gatshëm të sakrifikojë çdo vlerë dhe interes të përbashkët për mbrojtjen e familjes së ngushtë të tij.

Prandaj, kushdo që bashkëpunon me këtë BDI nuk mund të quhet i paditur apo naiv – ai është bashkëpunëtor i vetë krimit, për interesa personale apo klanore.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

qoku bashkepunimi me bdi ne e sotme nuk eshte thjesht politik eshte bashkepunim me krimin 6817cfb331904
Story i mëparshëm

Qoku: Bashkëpunimi me BDI-në e sotme nuk është thjesht politik, është bashkëpunim me krimin!

perfundon rehabilitimi i rruges hyrese ne cakran 6817d54eb9a3b
Story i radhës

Përfundon rehabilitimi i rrugës hyrëse në Cakran

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë