QMK: Rreshjet ndihmuan për zjarrin në Ohër

min lexim

Reshjet e shiut në Ohër kanë ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit në malin ndërmjet fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino. Zjari është vënë nën kontroll, po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Zjarri kishte djegur një pyll të degraduar me pisha dhe dushk.

“Lajmi i mirë është se filloi të bjerë shi dhe zjarri u shua. Është zhvilluar një betejë e vërtetë me zjarrin që është përhapur në tre drejtime. Tek një drejtim ishte afruar rreth 800 metra nga fshati, por aty zjarri është vënë nën kontroll. Ana e parë dhe e dyta janë shuar, ndërsa e tretë, nëse nuk shuhet nga shiu, atëherë ekziston mundësia e përdorimit të avionëve” – tha Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov.

Nga QMK thonë se reagimi i shpejtë janë kyçe në shuarjen e zjarreve, por ndërgjegjësimi i qytetarëve është më i rëndësishmi, sepse faktori njerëzor është gjithmonë shkaktar i zjarrit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, duke përfshirë edhe përdorimin e pajisjeve me gaz, të cilat mund të jenë edhe më të rrezikshme. I bëjmë thirrje fermerëve që të mos djegin kashtën, barinjtë të mos djegin kullotat sepse në këtë sezon kemi pasur më shumë zjarre që kanë nisur nga djegia e kashtës” – deklaroi Stojançe Angelov.

Në fuqi është edhe ndalimi i pjesërishëm të lëvizjes nëpër male dhe pyje. Muajin e kaluar janë shuar 91 zjarre, ndërsa këtë muaj deri më sot 88 zjarre.

Aktualisht në terren në të gjithë vendin janë 800 zjarrfikës dhe 170 vullnetarë, dy helikopter të ushtrisë dhe policisë, një “Air Traktor”, rreth 150 cisterna, një aeroplan i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe automjete.

Pyjet kombëtare kanë edhe ekipe të specializuara zjarrfikëse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandal, trajneri abuzoi se*sualisht me atletët për 15 vite… dënohet përjetë

Story i radhës

Funksionet e reja të WhatsApp e dërgojnë privatësinë në një nivel tjetër

Të fundit nga