QMK njofton: Digjet mali në Jabolçishtë të Epërm

Një zjarr ka rënë mbrëmë në ora 23:00 në hapësirë të hapur në afërsi të fshatit Jabolçishti i Epërm në komunën e Çashkës, duke djegur malin, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga atje menjëherë kanë dërguar njoftim në NP “Pyjet Kombëtare” filial “Babuna” nga Velesi, nga ku kanë marrë përgjigje se do të intervenojnë në shuarjen e zjarrit.

Sipas të dhënave të QMK-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë të hapur. Tetë prej tyre janë ende aktivë. Zjarri mbi fshatin Sellcë të Tetovës, i cili digjet prej 11 prillit, është ende aktiv, pavarësisht se dy helikopterë të MPB-së, 10 roje të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” dhe katër zjarrfikës janë përpjekur për të shuar atë.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

BDI i reagon Mickoski: Karriera e Ahmetit është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet

Story i radhës

U eliminua nga Ferma Vip, flet Niko

Të fundit nga