2
Shkup, 24 tetor – Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në ambient të hapur në territorin e shtetit, krahas ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve në vendbanime, bëri të ditur QMK-ja.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në një deponi të djegur për mbeturina në Gostivar, në djegien e vegjetacionit të ulët në atarin e fshatit Romanovcë të Kumanovës, në rajonin e Gjevgjeliisë afër kufirit me Greqinë dhe në atarin e fshatit Miravc, në kallamishten e djegur afër autokampit të Eleshecit dhe në atarin e fshatit Otovicë në Komunën e Velesit.
BURIMI: zhurnal.mk