Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) apelon qytetarët që nesër dhe të dielën të udhëtojnë me kujdes, nëse është e nevojshme, me karburant të mjaftueshëm në cisterna dhe sigurisht me pajisje dimërore të përshtatshme për automjetet në vendet më të larta
dhe qafat malore, pasi është e mundur të krijohen rrëshqitje bore dhe rrugët rrugore të jenë të pakalueshme në pjesët më të larta për një periudhë të caktuar kohore.
Kujtojmë se personat që jetojnë në vendet më të larta duhet të furnizohen në kohë me mjete elementare (ushqim dhe ilaçe) dhe rekomandohet që qytetarët të lëvizin me kujdes edhe në këmbë.
Sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, njoftohet se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje kryesisht bore.
Reshjet do të jenë më të shumta sidomos në pjesët perëndimore. Në male do të formohet mbulesë e konsiderueshme bore (mbi 30 cm), kurse në vendet e ulëta nga 3 deri në 10 cm. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 1 deri në 8 gradë.
Burimi: tv21