QMF-ja e re në Duhël të Suharekës në shërbim të pesë fshatrave

1 minut lexim

Është bërë hapja solemne e Qendrës të Mjekësisë Familjare në Duhël.

Kjo u bë në prani të banorëve të fshatrave fshatrave Duhël, Bllacë, Luzhnicë, Dragaqinë, Javor dhe Greiqevc.

Kjo QMF, do të punojë me dy ndërrime.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve mjekësore më të mira me hapsirë moderne e apartura të avancuara, kjo qendër do të punoj me dy ndërrime dhe do të ofrohen këto shërbime:

Vizita specialistike nga Mjeku Familjar, vizita dhe konsultime nga Mjeku i Përgjithshëm, vizita nga Stomatologu, shërbime të laboratorit, aplikim i terapisë parenterale (infuzione dhe injeksione), vaksinimi për të gjitha moshat, trajtimi dhe mirëmbajtja e plagëve”, shkruan në kumtesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dorëzohet edhe Tabaku/ Arben Meçe: Kush shkon te Berisha, nuk ka të ardhme

Story i radhës

Serbia do të bllokojë pikat kufitare me Kosovën/ Eksperti i sigurisë “zbulon” qëllimin dhe synimin e serbëve

Të fundit nga