QKUK nuk ka ilaç kundër kancerit të gjirit dhe të lukthit, pacientët privohen nga trajtimi

min lexim

N.V., 43-vjeçare, e cila vuan nga kanceri i gjirit, u kthye mbrapsht nga mjekët e Klinikës së Onkologjisë në QKUK të premten, kur shkoi për të marrë trajtimin.

Kjo pasi që asaj iu tha se në këtë klinikë mungon herceptina.

Vushtrriasja u privua nga trajtimi me rreze, pasi që nuk pati mundësi ta siguronte vetë këtë ilaç që kushton 1 mijë e 500 euro.

Mungesën e këtij ilaçi, i cili është targetTerapi për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit ose i lukthit, për KIKS Kosovën, e konfirmuan edhe nga Klinika e Onkologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, doktor Arben Bislimi, tha se ky medikament mungon nga e hëna dhe se janë duke punuar që të furnizohen sa më shpejt me këtë ilaç.

“Është e vërtetë se nga e hëna, në Klinikën e Onkologjisë, ka pasë mungesë të medikamentit Trastuzumab apo si është e njohur më shumë si Herceptin dhe si rezultat i kësaj, pacientët nuk kanë arritë ta marrin të njëjtën. Jemi duke u munduar që për kohë sa më të shpejtë të bëhet furnizimi me këtë ilaç, duke prëfshi të gjithë përgjegjësit relevantë. Derisa ilaçi është në mungesë vetëm nga dita e hënë, pacientët tanë janë në normative të trajtimit dhe përcjelljes”, tha ai.

Mirëpo, deklaratën e Bislimit se ky ilaç mungon vetëm nga kjo javë e mohon vëllai i pacientes në fjalë, i cili kërkoi që të mbetet anonim.

Ai hedh dyshime se ka pasur keqpërdorime, pasi thotë se mjekët e Onkologjisë i kanë thënë se mungesë të këtij ilaçi ka pasur edhe të premten.

Pohimin e tij ai e mbështet me udhëzimin mjekësor për të blerë këtë medikament që mban datën 19 gusht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plagosje me armë dhe tritol në banesë, dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë brenda pak orësh

Story i radhës

Lumi i Danubit me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet

Të fundit nga