QKUK-ja hap konkurs për këto vende pune

1 minut lexim

Spitalet kosovare ballafaqohen me mungesa të mëdha. Qoftë të kushteve të punës, ilaçeve e stafit mjekësor, shkruan Nacionale.

E duke e parë gjendjen, në QKUK pritet që shumë shpejtë të punësohen 15 infermierë si dhe katër teknik të rëntgenit.

Në kushtet për t’u pranuar në këtë institucion shëndetësor thuhet se infermierët duhet të jetë të kualifikuar me shkollë të mesme e teknikën duhet ta kenë të kryer nivelin bachelor.

Infermierët e punësuar do të kenë koeficientin 4,8, ndërsa kandidatët e pranuar si teknik të rëntgenit do të kenë koeficientin 5,4 – me nga 40 orë pune në javë.

Aplikimi fillon nga data 21 nëntor deri më 29 nëntor 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkëpunimi policor dhe lëvizja në pikën e përbashkët kufitare të Qafë Thanës/ Çuçi nënshkruan dy marrëveshje në Shkup

Story i radhës

Rama dhe Kovaçevski me mesazh: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, është në përputhje me procesin e Berlinit

Të fundit nga