Qitësja Konini garon nesër në 25m

August 1, 2024
1 minut lexim

Shqipëria do t’u rikthehet nesër garave në Lojërat Olimpike sërish me sportin e qitjes.Pasi e mbylli në vend të 43-të mes 44 konkurrenteve në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër,

Manjola Konini do të konkurrojë edhe në disiplinën 25 metra pistoletë, në prezicion dhe rapid, me garat që startojnë në orën 09:00. Më tej më 3 gusht në pistë do të zbresë atleti Franko Burraj, i cili do të mbyllë konkurrimet me ftesa të Shqipërisë në “Paris 2024”. Rekordmeni shkodran do ta nisë nga paraleminiatoret disiplinën e 100 metrave.

Më tej ekipi olimpik i Shqipërisë do të vijojë përfaqësimet me katër sportistët e kualifikuar me normë, ku dhe janë pritshmëritë më të mëdha olimpike. Atletja Luiza Gega do ta ketë garën kualifikuese në 3000 m/p më datë gusht.

Ndërsa në datat 8, 9 dhe 10 gusht do të jetë radha për mundësit Zelimkhan Abakarov, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, sportistët me të cilët synohet zona e medaljeve, e cila do të ishte historike për Shqipërinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Honda “ringjall” konceptin e saj të harruar të superveturës

Story i radhës

Rrahje brutale në diskotekën ‘Sancy’ në Pejë, përfshihet edhe reperi Noizy

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë