Komuna e Tetovës ka njoftuar planet për krijimin e një pike grumbullimi të materialeve të riciklueshme, e cila do të financohet nga vetë komuna. Sipas kryetarit Bilall Kasami, kjo pikë grumbullimi jo vetëm që do të shërbejë për mbledhjen e materialeve, por gjithashtu materialet e mbledhura do të riciklohen gjatë një periudhe kohore. Ai pohoi se lokacioni për ndërtimin e kësaj pike tashmë është siguruar nga komuna, por u shpreh i paqartë për detajet e qirasë që duhet të paguhet për këtë pronë. Sipas informacioneve të mediave, prona i përket një kompanie private që wshtw e afwrt me kryetarin Kasami dhe që ka fituar shumë tenderë nga Komuna e Tetovës. Megjithatë, kur u pyet për shumën e qirasë dhe afatin e kontratës, Kasami nuk dha një përgjigje të saktë, duke premtuar se këto detaje do të bëhen publike përmes një njoftimi zyrtar me anë të postës elektronike.
“Qiranë e paguan komuna, sepse në bazë të marrëveshjes, komuna duhet të sigurojë lokacion, ose tokë shtetërore, ose të paguajë qira. Kjo vlen si për këtë lokacion, ashtu edhe për lokacionin në Pallçisht, të cilat janë zgjidhje të përkohshme deri sa të gjejmë tokë shtetërore. Ne, si komunë, sigurojmë lokacionet, dhe nëse janë toka private, ne paguajmë edhe qira” – tha Kasami.
Sa është qiraja?
Këtë duhet ta bisedojmë me komunën; do t’ua japim përgjigjen me shkrim.”
Pas përfundimit të deklaratës së Kasamit, përfaqësuesit e mediave kërkuan nga Komuna e Tetovës detaje mbi shumën e qirasë, kohëzgjatjen e kontratës dhe entitetin që do të përfitojë këtë pagesë nga komuna. Deri më tani, nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga autoritetet komunale për këto çështje. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN