“Qindra milionë euro dëme ekonomike nga koncesionet”, Vasili: Thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK, e pashmangshme

August 18, 2023
min lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK, tashmë është e pashmangshme!

Vasili shprehet se Rama ka qenë miratuesi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i koncesioneve që kanë shkaktuar qindra milionë euro dëme ekonomike.

Sipas tij, SPAK s’mund t’i shmanget dot më thirrjes dhe marrjes nën përgjegjësi penale të Ramës sepse dëmi ekonomik prej koncesioneve po rendohet në mënyrë katastrofike dhe kriminale.

POSTIMI I PLOTË

Thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK, tashmë është e pashmangshme!

Qindra milionë euro dëme ekonomike të shkaktuara prej Koncesioneve korruptive janë prej një kohe mjaft të gjatë nën hetim nga SPAK.
Koncesionet janë dhënë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

Edi Rama ka qenë miratuesi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i tyre në qeveri përmes veprimeve e vendimeve zyrtare të tij si dhe në aktivitetin e tij intensiv e agresiv publik dhe mediatik.

Edi Rama ka ulëritur me gojën plot si askush tjetër në këtë vend se është krenar pa fund për koncesionet, pra për këtë vjedhje të frikshme, dhe këtë nuk ka ngurruar ta bëjë edhe në mes të Parlamentit të Shqipërisë kur është thirrur zyrtarisht për të raportuar.

Edi Rama ka qenë plotësisht i informuar për këtë rrezik madhor të koncesioneve mbi ekonominë nga institucionet financiare ndërkombëtare, që asistojnë Shqipërinë si FMN, Banka Botërore dhe institucione të tjera europiane.

Edi Rama është totalisht i informuar që shumica dërrmuese e koncesioneve nuk kontrollohen e monitorohen nga qeveria dhe miliarda lekë nga paratë publike jepen qëllimisht qorrazi e pa kontroll për t’u vjedhur.

Edi Rama ka tallur, ka sharë, ka denigruar të gjithë ata që me argumente kanë kundërshtuar koncesionet hajdute.

Edi Rama ka manipuluar dhe mashtruar opinionin publik me fakte të rrema për të justifikuar koncesionet mafioze të tij.

Edi Rama pra është qartazi koka e regjisë së koncesioneve, ka dijeni të plotë për to si dhe ka përgjegjësi të provuara, që lidhen direkt me të qofte për veprimet ashtu edhe për mosveprimet e tij.

Thirrja e tij nga SPAK është absolutisht e pashmangshme dhe totalisht e paevitueshme.

SPAK s’mund t’i shmanget dot më thirrjes dhe marrjes nën përgjegjësi penale të Ramës sepse dëmi ekonomik prej koncesioneve po rendohet në mënyrë katastrofike dhe kriminale.

Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës nga SPAK është shumë e qartë që nuk mund të vazhdojë më sepse ai është faktuar botërisht koka e regjisë së koncesioneve, të këtij operacioni mafioz të përmasave monstruoze.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtria amerikane zhvilloi stërvitje me terroristët e PKK/YPG-së në Siri

Story i radhës

Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga ME

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë