Qeverinë “e mbulon” bari, kryeministri Xhaferi thotë se Arsovska e mori përgjigjen në zgjedhje nga qytetarët

Oborri i godinës së Qeverisë tash e sa kohë është mbuluar nga bari, i pyetur për këtë gjendje, kryeministri teknik, Talat Xhaferi tha se për rregullimin e oborrit është kompetent Qyteti i Shkupit, respektivisht N.P. “Parqet dhe Gjelbërimet”, shkruan TV21. Xhaferi tha se kryetarja e qytetit të Shkupit e mori përgjigjen në zgjedhje.

“Unë besoj që qytetarët e Qytetit të Shkupit dhe të Shkupit në procesin zgjedhor dhanë edhe përgjigjen konkrete kundrejt kryetares së Qytetit të Shkupit në kontekstin e perceptimit të tyre për të gjithë atë që vlerësojnë për punët e kryera dhe të pakryera”

Ndryshe, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska mori 1.571 vota në Shkup.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Mbylle, jam duke fol”, përplasje mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e Hazirit në polici – arsyetohet Hoxha

Story i radhës

Kthehen çmimet e vjetra për polisat e sigurimit në Maqedoni

Të fundit nga