Qeveria siguron 76 milionë euro për “mbrojtjen e standardit të qytetarëve”

1 minut lexim

Ministri i Financave Fatmir Besimi sot në një konferencë për media ka prezantuar disa detaje rreth propozim-buxhetit plotësues për vitin 2022. “Ai pasqyron në mënyrë adekuate rrethanat në ekonominë dhe ekonominë tonë. Është një përgjigje fiskale ndaj zhvillimeve aktuale globale. Ky rebalancim është për rikuperimin e plotë të ekonomisë nga pandemia, por edhe për mbështetjen e qytetarëve në kulmin e krizës globale.

Me të sigurojmë edhe 76 milionë euro për masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve”, tha Besimi.

Sipas tij, me këtë rebalancim parashihen 52 milionë euro subvencione për fermerët, për rritje të pensioneve, për rritje të pagave të mësimdhënësve, për subvencione dhe rritje të pagës minimale në sektorin publik dhe privat. /SHENJA/

Story i mëparshëm

5 mënyra për ta bërë rutinën tuaj të natës më kuptimplotë

Story i radhës

Në Shipkovicë u gjetën dy thasë me granata

Të fundit nga