Qeveria shqyrton mundësinë për operatorin e tretë celular, njofton zv/kryeministri Nikollovski

1 minut lexim

-Seriozisht e shqyrtojmë mundësinë për ndarjen e licencës për operator të tretë celular, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

“Analiza e jonë tregon se çmimet për shërbimet celulare, si dhe për televizionin kabllovik dhe shërbimet për internet janë më të shtrenjta se në pjesën më të madhe të vendeve evropiane. Në treg ekziston një duopol klasik. Për këtë shkak duhet të kërkojmë të lirohen shërbimet. Qytetarët duhet të kenë shërbime më të mira dhe më të lira. Prandaj zgjidhja potenciale është operatori i tretë celular”, publikoi Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nikollovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të motivojnë emra të mëdhenj në botën e telekomunikimeve të paraqiten në tregun tonë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Deklarohet Serwer pas zgjatjes së mandatit të Lajçakut – ka këtë mesazh!

Story i radhës

15 mijë shtetas braktisin vendin çdo vit

Të fundit nga