Qeveria shqiptare miraton protokollet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

May 26, 2022
min lexim

Qeveria shqiptare ka miratuar protokollet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Sipas ministres, ky zhvillim forcon sigurinë në hapësirën euro-atlantike dhe vetë bashkëpunimin NATO-BE që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus kundër Ukrainës.

Xhaçka tha se fakti që Finlanda dhe Suedia duan të anëtarësohen në NATO, flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot Evropa.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Pra, dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Hapi final, përpara se të dy vendet të bëhen zyrtarisht anëtare të NATO është depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në cilësinë e shtetit depozitues të këtij traktati.

Është një zhvillim i rëndësishëm, që forcon akoma më shumë sigurinë në hapësirën euro-atlantike, por që forcon njëkohësisht edhe bashkëpunimin mes NATO dhe Bashkimit Europian. Është një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus kundër Ukrainës dhe fakti që dy vende si Finlanda dhe Suedia, me një traditë të gjatë neutraliteti, ndjejnë sot nevojën të anëtarësohen në NATO flet qartë në njërën anë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot e gjithë Europa e në anën tjetër për besimin që gëzon NATO si një organizatë e aftë të garantojë sigurinë kolektive të çdo vendi anëtar edhe përballë një kërcënimi të këtyre përmasave.

Shqipëria e ka mbështetur gjithmonë politikën e Dyerve të Hapura nga ana e NATO, për të gjithë ato vende që plotësojnë kriteret e anëtarësimit. Suedia e Finlanda, janë jo vetëm dy vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira, por dhe dy demokraci model dhe dy partnerë të çmuar, që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në operacionet dhe misionet e NATO në rajonin tonë, në Afganistan, Libi e Irak. Nuk ishte pra një vendim i vështirë apo për të cilin kishte hezitim. Por ne shpresojmë që ky moment, zgjerimi do të shërbejë për t’i dhënë një momentum të ri zgjerimit të mëtejshëm të NATO edhe në Ballkanin Perëndimor, e këtu dua të theksoj sidomos rastin e Kosovës, e cila ndan me Aleancën të njëjtat parime e të njëjtat vlera”, tha Olta Xhaçka.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas konfirmimit të lidhjes, Laureta publikon foton e parë me Robert Berishën (FOTO LAJM)

Story i radhës

Google Docs sjell një funksionalitet të rëndësishëm për formatimin e tekstit

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë