Qeveria shkarkohet nga përgjegjësia, drafti: Ulen gjobat për nëpunësit që nuk japin informacion

October 23, 2022
min lexim

Ministria e Drejtësisë shmang nga përgjegjësitë ligjore dhe administrative të gjithë institucionet qeveritare të cilat refuzojnë të japin informacion. Gjobat për këto raste do të vendosen vetëm për nëpunësin përgjegjës, dhe jo për drejtuesit e institucionit.

Qeveria shkarkon çdo përgjegjësi penale dhe administrative për institucionet në varësi të saj të cilat refuzojnë të japin informacion në rastet kur i kërkohet ligjërisht, pasi i vetmi që do mbajë përgjegjësi për këto raste do jetë nëpunësi përgjegjës.

Kështu parashikon Ministria e Drejtësisë në draftin e nisur për konsultim publik për disa amendamente në ligjin për të drejtën e informimit, ku ndryshimi më i rëndësishëm duket se ka të bëjë me gjobat që marrin institucionet shtetërore nëse nuk japin informacion.

Konkretisht në nenin 18 të ligjit aktual parashikohet se nëse një institucion refuzon të japë informacion, nëpunësi përgjegjës gjobitet me një shumë që varion nga 150 mijë deri në 300 mijë lekë.

Në ndryshimet që janë propozuar në konsultimin publik kufiri minimal nuk do të jetë më 150 mijë lekë, por 50 mijë lekë. Ulja e këtij kufiri mund të shtojë rastet kur institucionet nuk japin informacion, pasi edhe shuma e gjobës do të jetë tre herë më e ulët.

Gjithashtu në të njëjtin nen të gjitha shkeljet e tjera që e kanë kufirin minimal të gjobës 150 mijë lekë, me ndryshimet e reja, kundravajtjen administrative, tani do ta kenë 50 mijë lekë.

Në relacionin që i bashkëngjitet këtij projektligji argumentohet se kufiri minimal i gjobës propozohet të ulet pasi në shumë raste gjoba minimale ka rezultuar disa fish më i madh se paga e nëpunësve publikë.

Ministria që drejtohet nga Ulsi Manja thekson se në disa raste, të zbatuara edhe në praktikë, kufiri minimal i masës së gjobës ka rezultuar të jetë disa-fish më i madh se paga e nëpunësve publik dhe vendosja e një mase të tillë gjobe i shkakton një dëm të konsiderueshëm kushteve ekonomike dhe të jetesës së nëpunësit.

Në relacionin bashkëngjitur draftit, thuhet se dënimi administrativ ka si synim kryesor parandalimin e shkeljes së ligjit, si dhe ndërgjegjësimin e shkelësit dhe jo dënimin e tij.

Për këtë arsye masa e gjobës është rishikuar, megjithatë, është treguar kujdes që nga njëra anë të sigurohet proporcionaliteti duke ulur kufirin minimal të gjobës dhe, nga ana tjetër, të garantohet dhënia e një dënimi proporcional në raport me shkeljen, duke mos ndryshuar kufirin maksimal të vlerës së gjobës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lekaj, Kamberi, Kryeziu e Abedini pësojnë me ekip humbje të thellë nga Baseli i Xhakës

Story i radhës

​“Prishtina Mall” hapet më 9 mars 2023, do të punësohen 2500 persona

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë