“Po rriten pagat e të punësuarve në shëndetësi, arsim dhe siguri. Punonjësit në shëndetësi morën një rritje prej 5% me pagën e marsit, e paguar në prill, ndërsa pagat në arsim u rritën me 7%, dhe për 12.000 policë pagat u rritën madje me 10%”, njoftoi Qeveria.
“Arsimi cilësor është qëllimi ynë, prandaj mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit në arsim marrin një rritje prej 7%, me çka më në fund u rikthehet dinjiteti dhe vlerësimi për punën e tyre. Deri në fund të mandatit, pagat në arsim do të rriten me 46%.
Vendosja e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e shtetit është një ndër përkushtimet tona si Qeveri. Me rritjen e pagave për 12.000 punonjës të sigurisë me 10%, tregojmë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve është prioritet i lartë.
Më tej, një rritje prej 5% të pagave morën edhe të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, ndërsa për mjekët familjarë dhe gjinekologët është rritur pika kapitacionale për 33%, nga 75 në 100 denarë, ndërsa për dentistët është rritur për 23%, nga 61 në 75 denarë. Pagat në shëndetësi do të rriten me 50% brenda katër viteve.
Punonjësit shëndetësorë dhe infermierët kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe përkushtimi i tyre duhet të vlerësohet në mënyrë të drejtë.
Tre sektorët më të rëndësishëm – garantimi i një sistemi arsimor më të mirë, mbrojtje shëndetësore efikase dhe cilësore për pacientët, dhe vendosja e rendit dhe ligjit – janë kyç për funksionimin e shtetit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve.
Prandaj, po punojmë me përkushtim për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në institucionet dhe sistemin.
Në dallim nga më parë, kur rriteshin pagat e funksionarëve, kjo Qeveri ka vendosur që të rriten vetëm pagat e të punësuarve, jo edhe të funksionarëve.
Qeveria vazhdon të ndjekë një politikë të përgjegjshme. Menaxhimi i mirë sjell rezultate dhe një standard më cilësor jetese për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Burimi: alfax.mk