“Nuk do të rinegociohet Marrëveshja e Prespës. Nuk do të ketë negociata të reja për rrugën drejt BE-së. Kjo është shumë e qartë”, deklaroi Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.
Kryeministri Hristijan Mickoski pjesërisht pajtohet me qëndrimin e ambasadores Ageler. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës është realitet në rendin kushtetues të Maqedonisë. Megjithatë, nga ana tjetër, që të vendosen bullgarët në Kushtetutë, gjë që paraqet kusht për vazhdimin e rrugës eurointegruese, pushteti kërkon një propozim të ri, siç thotë Mickoski, me kërkesat e popullit maqedonas.
“Nëse mundej të rinegociohej Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe të shtohet i ashtuquajturi propozim francez, nuk po shoh arsye se pse të mos shtohet edhe një propozim francez”, tha Mickoski.
Mickoski kërkon që të mos ketë standarde të dyfishta, përkatësisht të ngrihet çështja për maqedonasit në Bullgari. Ai me thirrje deri te presidenti bullgar, Rumen Radev.
“Askush nuk është kundër komunitetit bullgar. Ne i respektojmë ata disa qindra qytetarë tanë që deklarohen si bullgarë. Por kërkojmë nga presidenti i Bullgarisë që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, të komunitetit maqedonas në Bullgari”, deklaroi Mickoski.
Disa herë paraprakisht zyrtarë bullgarë thanë se kushtetuta e tyre është civile dhe në të nuk përbëhen komunitete. Së fundmi, kur Mickoski kërkoi ndryshim të kornizës negociuese, nga diplomacia bullgare njoftuan se nuk pajtohen me ndryshimin e kushteve të dakorduara. Po ashtu edhe zyrtarë të BE-së theksuan se nuk duhet pritur ndryshim të kushteve negociuese.
Më i drejtpërdrejt ishte euro komisari për zgjerim Oliver Varheji sipas të cilit kriteret janë shumë të qarta.
Burimi: tv21