qeveria po e mban procesin e integrimit top sekret vokshi rama se do anetaresimin ne be 6a02f45286c24

“Qeveria po e mban procesin e integrimit top-sekret”- Vokshi: Rama s’e do anëtarësimin në BE!

May 12, 2026
min lexim

Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi ministrja e Shtetit për Integrimin, nënkryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ngriti një sërë pyetjesh kritike në emër të opozitës për mënyrën si po menaxhohet procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Ajo kërkoi që të kishte një rezolutë të përbashkët të palëve politike në Komision, që më pas t’i përcillej Parlamentit për miratim dhe vendimi të ishte unanim.

Vokshi akuzoi qeverinë për mungesë transparence, duke pyetur drejtpërdrejt:

“Pse e mbani procesin e integrimit top sekret dhe pse nuk ndani me publikun dhe opozitën informacion mbi negociatat dhe ecurinë reale të procesit?”

Një tjetër pikë e fortë e ngritur prej saj ishte ndryshimi i vetë konceptit të integrimit europian nga qeveria Rama. Ajo iu referua editorialit të përbashkët Rama-Vuçiç, ku Shqipëria heq dorë nga antarësimi i plotë i menjëhershëm.

“A përfaqëson ky qëndrim një ndryshim të vizionit të Shqipërisë për integrimin europian: nga anëtarësim me të drejta të barabarta, në një model ‘integrimi pa vendimmarrje’?”, pyeti Vokshi.

Në lidhje me fondet europiane dhe reformat, ajo ngriti shqetësimin se raporti i paraqitur nuk jep asnjë të dhënë konkrete mbi rreziqet që mund të cenojnë financimet nga BE.

“A ka qeveria një vlerësim të brendshëm për reformat që janë në rrezik mospërmbushjeje brenda afateve të BE-së, veçanërisht për qershorin 2026?” – pyeti ajo, duke përmendur edhe referencat kritike të Komisionit Europian për gjetjet e OLAF-it.

Një tjetër çështje kryesore ishte mosmbyllja ende nga Shqipëria e procesit IBAR, mekanizmi i BE-së që vlerëson progresin në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si kusht për avancimin e mëtejshëm të negociatave dhe mbylljen e kapitujve.

“Pse Mali i Zi po avancon në këtë proces dhe Shqipëria jo?” – ishte pyetja që ngriti Vokshi gjatë mbledhjes.

Ajo pyeti gjithashtu nëse mbrojtja politike që Kryeministri Edi Rama i ka bërë Belinda Ballukut dhe Mirlinda Karçanajt në dy prej dosjeve më të mëdha të hetuara nga SPAK për abuzim me tenderat publikë, po dëmton procesin e integrimit.

“A ia ka bërë të qartë Bashkimi Europian qeverisë shqiptare se çështja Balluku përbën një test për Shqipërinë?”, pyeti Vokshi. “Qeveria e mban procesin e integrimit top sekret”, shtoi ajo.

Duke folur në emër të opozitës, ajo vuri në dukje atë që e cilësoi si pikën më të dobët të qeverisë në raport me integrimin europian:

“Qeveria prodhon shumë raporte, por ka pak ose aspak rezultate reale.”- tha zonja Vokshi, që mbrojti qëndrimin e opozitës se Sepse, sipas opozitës, Kryeministri Rama nuk e dëshiron realisht integrimin europian të Shqipërisë, ndryshe nga më shumë se 90% e shqiptarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

po e votuat kurtin feraj krahason osmanin me grenellin 6a02f3f22e363
Lajmi i mëparshëm

“Po e votuat Kurtin…” – Feraj krahason Osmanin me Grenellin

politikani iranian kercenon kalimin ne uranium te nivelit te armeve nese shba te sulmojne 6a02f4adbca54
Lajmi i radhës

Politikani iranian kërcënon kalimin në uranium të nivelit të armëve nëse SHBA-të sulmojnë

Të fundit nga

ShkoLartë