Qeveria planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove! Inflacioni pritet të jetë 3,4 për qind

March 12, 2022
1 minut lexim

Vendi këtë vit ka maturim prej 200 milionë euro borxh – 100 milionë në tregun e brendshëm dhe 100 milionë në tregun e jashtëm. Do të kemi edhe 600 milionë neto shtesë që buxheti të realizohet ashtu siç është hartuar dhe votuar në Kuvend, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri, ministri i Financave Fatmir Besimi.

Përqindja e borxhit publik në raport me BPV-në në fund të vitit pritet të jetë rreth 63,4 për qind.

“Megjithatë, me këto përqindje nuk dua të komentoj publikisht, sepse janë shifra dhe përqindje relative që varen nga shumë faktorë. Ajo që është e rëndësishme është se buxheti parasheh huazim shtesë prej 600 milionë euro“, tha Besimi.

Qasja e parë, theksoi Besimi, është racionalizimi, dhe e dyta është riprogramimi kur tregon nevoja dhe ribalancim.

“Çdo nga këto variante do të shkarkohet dhe komunikohet në kohën e duhur. Ne i komunikojmë të gjithë skenarët, nga ai më optimist deri tek ai më pesimist. Është detyra jonë si bartës të funksioneve publike. Për të gjitha skenarët kemi një strategji që të veprojmë në kohën e duhur për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe ekonomisë“, tha Besimi.

Inflacioni, theksoi ai, vështirë se mund të vlerësohet tani në këtë periudhë, duke pasur parasysh ndryshimin drastik në tregjet në Evropë dhe në botë pas pushtimit rus të Ukrainës, por vlerësimet jozyrtare janë inflacioni prej 3,4 për qind në gjysmën e parë të vitit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liverpooli importon tre pikë, përforcon hapin për titull

Story i radhës

Guardiola heq Silvën

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë