qeveria nuk e ka kundershtuar rritjen e cmimit te rrymes 67e84c84c52dc

Qeveria nuk e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës

March 29, 2025
min lexim

Presidenca, opozita aktuale e njohës të fushës kanë vazhduar ta kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar edhe për 15 për qind të energjisë elektrike në vendin tonë.

Por, ka qenë mbrëmë Ministria në detyrë e Ekonomisë, e cila përmes një komunikate të gjatë, nuk e ka kundërshtuar rritjen. Kjo Ministri vetëm ka konsideruar se rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.

“Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-së në konsultim publik përqendrohen kryesisht në dy drejtime: mënyrat se si mund të ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shpërndarja e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh”, thuhet në komunikatën e ministrisë në detyrë të Ekonomisë.

Në këtë komunikatë theksohet gjithashtu se po ndërmerret çdo veprim i mundshëm për të kufizuar ndikimin në tarifa të konsumatorëve. Por, aty thuhet se përkundër stabilizimit të kërkesës së amvisërive dhe sasisë së importuar, mungesa e serioze në kapacitetet gjeneruese të KEK-ut dhe çmimet e larta të importit paraqesin sfidë për sistemin elektroenergjetik.

Nga ana tjetër, Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat të cilat do t`u ofrohen

partnerëve si KEDS, KESCO dhe KOSTT për periudhën që nis nga 1 prilli i këtij viti.

Sipas KEK-ut, për këtë periudhë, tarifat për partnerët janë:

“Për KESCO” shërbimi universal: 29.50  për MW/h

”Për KEDS” humbjet në rrjete: 36.00  për MW/h

“Për KOSTT” humbjet në transmision: 36.00 për MW/h

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për paralajmërimet për rritjen e sërishme të tarifave të energjisë elektrike.

“Është një veprim i gabuar për arsye se popullata është shumë e dëmtuar nga kjo. Të ardhurat tona janë të vogla për me bë qet rritje të rrymës. Edhe kisha pas një lutje më së shumti për popullatën që me ngrit zërin se është një e drejtë e jona se është duke u bë shumë një dëm i madh”, ka thënë një qytetare.

“Rritja e rrymës ka me na kushtuar me kosto të çmimit, ka me na e vështirësuar bajagi punën se njëkohësisht është edhe krizë e madhe edhe me rritjen e çmimit do të thotë që puna jem po rrezikohet dhe rrezikon të mbyllet”, ka thënë një qytetar.

Nga ana tjetër, grupi i aktivistëve “Asnjë cent ma shumë” pas një aksioni ditë më parë, ka paralajmëruar protestë më 5 prill në sheshin e Prishtinës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fronezimi i kryepeshkopit joan papa francesku shpreseplote qe marredheniet mes kishes katolike dhe kishes se shqiperise do te zhvillohen me tej 67e84321dea8d
Story i mëparshëm

Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Papa Françesku: Shpresëplotë që marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës së Shqipërisë do të zhvillohen më tej

pingpong blendi hajdari dhe lena osmani kampione te rinj ne kategorine individuale 67e8503f3b8cb
Story i radhës

Pingpong, Blendi Hajdari dhe Lena Osmani kampionë të rinj në kategorinë individuale

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë