Në studion e emisionit “Open” është diskutuar edhe tema e rënies së serverëve të sistemit e-Albania, që ka paralizuar totalisht zyrat e shtetit dhe është konsideruar nga qeveria si një sulm i mirëfilltë kibernetik.
Ende nuk ka një afat se kur do të rindizen serverat, ndërkohë me mijëra qytetarë dhe biznese nuk kanë marrë asnjë shërbim të hënën.
Ndërkohë për çështjen në fjalë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë se dyshohet që të jetë kryer nga dy organizata hakerimi nga Irani.
Sipas tij sulmi kibernetik lidhet me muxhahedinët e strehuar në Manzë dhe është realizuar pasi Irani e konsideron Shqipërinë një shtet armik.
Ervin Karamuço: Ka një propagandë shumë të egër që vjen nga Irani. Irani ka kohë që na konsideron vend amiqësor. Ata kanë dy grupe. Black Shadow dhe Deus që edhe në Amerikë janë konsideruar si grupe kibernetike. Besohet se edhe sulmi ndaj sistemeve tona ka ardhur nga Irani, nga këto dy organizata, që kanë lidhje edhe me Rusinë. Pikëpyetja është nëse këta tentuan të godasin sistemet tona apo të përvetësojnë informacione nga sistemi ynë dhe të na vendosin gjobë. Në shumicën e rasteve këto dy grupe përdorin gjobën virtuale, i inkriptojnë dhe kërkojnë gjobë. Gjëja më e mirë që ka bërë qeveria shqiptare edhe në bashkëpunim me agjencitë partnere ka bërë një shut-doën total të sistemit. Ka kosto të lartë ky sistem. Ne jemi në kulmin e një lufte hibride. Mos e prisni në forma të tjera por në këtë linjë.
Klodiana Lala: Nuk ka një hetim për çështjen Unë bëj pyetjen nëse ka dalë ndonjë gjë tjetër për t’u shpërndarë se kemi pasur patronazhistë ne, listë targash e pagash. Di që prokuroria e posaçme ka urdhëruar disa kontrolle ndaj ish-anëtarëve të kampit të MEK. Janë rreth 400 anëtarë që janë larguar nga kampi. Këta ish-anëtarë paguhen nga shërbimet sekrete iraniane për të spiunuar muxhahedinët në Manëz. Duhen marrë në konsideratë hetimi i ambienteve të marra me qera prej tyre, makinat nëse ata kanë përgjues dhe ndërprerës valësh. Di që lufta kibernetike është ndër më të ashprat që po kryhet nga vende të caktuar. Ne nuk mund të jemi shënjestër me raketa, por e dimë që Irani na ka shpallur vend armik. Uroj që kjo luftë kibernetike të mos përdoret nga qeveria për një tender tjetër multimilionësh për të marrë edhe ca para të tjera.