qeveria miraton ligjin qe njeh diplomat e medresese si te barabarta me ato te gjimnazeve 687699d831e60

Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve

July 15, 2025
1 minut lexim

Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe institucioneve përkatëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare. Ky ligj njeh në mënyrë të barabartë diplomat e medresesë me ato të shkollave të tjera të mesme në vend.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e cilësoi këtë vendim si një hap domethënës drejt barazisë në arsim dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve fetare.

“Dita e sotme është ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!”, deklaroi ai.

Me ligjin e ri, të diplomuarit nga këto shkolla do të kenë të njëjtat mundësi për të vazhduar studimet universitare dhe për t’u përfshirë në tregun e punës.

Kjo nismë njeh kontributin e institucioneve fetare në edukimin dhe formimin e të rinjve, duke forcuar gjithashtu parimet e barazisë dhe përfshirjes në sistemin arsimor të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kazinote largohen perfundimisht 500 metra larg cdo institucioni arsimor 6876969066253
Lajmi i mëparshëm

Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor

zjarri ne lipjan metaj nuk ka viktima ne njerez objektet tjera kane shpetuar 68769a5014499
Lajmi i radhës

Zjarri në Lipjan, Metaj: Nuk ka viktima në njerëz, objektet tjera kanë shpëtuar

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë