qeveria merr vendim urgjent brenda 3 diteve te behen kontrolle te jashtezakonshem ne gjitha objektet hotelierike 67d6fe1482644

Qeveria merr vendim urgjent: Brenda 3 ditëve të bëhen kontrolle të jashtëzakonshëm në gjitha objektet hotelierike

March 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 mars – Në seancën e Qeverisë është miratuar vendim me të cilin është obliguar Inspektorati Shtetëror i Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet e hotelierisë (kabare, klub nate, diskotekë dhe diskotekë të hapur) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të konstatohet se a funksionojnë në përputhje me kushtet aktuale të shtetit sipas standardeve dhe kushteve të vendit.

“Askush nuk është mbi ligjin. I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, në këtë ngjarje tragjike nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha objektet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe trishtuese për mbarë popullin maqedonas, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i publikut”, thpnë nga qeveria.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

raportohet per vdekjen e pese anetareve te grupit muzikor dnk 67d6fe1173a28
Story i mëparshëm

Raportohet për vdekjen e pesë anëtarëve të grupit muzikor DNK

imzot joan pelushi u zgjodh ne krye te kishes orthodokse mesazhe urimi nga patriarku i rumanise dhe mitropoliti i ukraines 67d70374505bb
Story i radhës

Imzot Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Orthodokse, mesazhe urimi nga Patriarku i Rumanisë dhe Mitropoliti i Ukrainës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë