Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, është miratuar projektudhëzimi administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtrishme dhe masat e tjera mbrojtëse, përmes së cilit do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.
“Udhëzimi në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca”, ka thënë ministrja e Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Në bazë të dhënave që posedon ministria ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror”, ka shtuar Hajdari.
Kjo sipas saj është një prej shkaqeve kur qeveria mund të përcaktoje çmimin maksimal të lejuar.
Megjithatë, qeveria nuk ka bërë të ditur një shifër për këtë.