Në rast se Rusia e ndërpret dërgesën e gazit natyror drejt Evropës, po kërkohen mënyra alternative për dërgim të këtij energjensi përmes Aleksandropulos në Greqi, thonë burime nga qeveria.
Vendi tërësisht i siguron nevojat për gaz natyror nga Rusia, përmes gypit nga Bullgaria. Me gaz natyror punojnë pjesa më e madhe e operatorëve ekonomik në shtet.
Evropa gjithashtu po shqyrton mundësi nëse Rusia e ndërpret furnizimin me gaz si përgjigje ndaj sanksioneve të BE-së për Moskën, sepse rreth 40 për qind e gazit natyror në Evropë importohet nga Rusia. Posaçërisht do të jetë e goditur Gjermania, sepse mbi gjysma e konsumit të gazit natyror nga vendi vjen nga dërgesat ruse.