qeveria indiane detyron perdoruesit e celulareve te instalojne nje aplikacion kunder sulmeve kibernetike kritiket e quajne mjet spiunimi 692eecd286e01

Qeveria indiane detyron përdoruesit e celularëve të instalojnë një aplikacion kundër sulmeve kibernetike, kritikët e quajnë mjet spiunimi

December 2, 2025
1 minut lexim

India ka urdhëruar të gjithë prodhuesit e telefonave inteligjentë që të pajisin modelet e reja me një aplikacion kibernetik të zhvilluar nga vetë qeveria, një vendim që menjëherë nxiti kritika për shkelje të privatësisë dhe lirive individuale.

Masa, e bërë publike dje nga Ministria e Komunikimeve, synon të mbrojë kodet IMEI, identifikuesit unikë të çdo telefoni, nga manipulimi, veçanërisht për qëllime kriminale.

Aplikacioni “Sansar Saathi” (“partner komunikimi” në indishte) do t’u mundësojë përdoruesve të bllokojnë dhe gjurmojnë telefonin në rast vjedhjeje ose humbjeje, si edhe të identifikojnë çdo përdorim të dyshimtë.

Sipas qeverisë, aplikacioni ka dëshmuar efektivitet, duke ndihmuar në lokalizimin e 2,6 milionë pajisjeve. Brenda 90 ditëve, ai duhet të jetë i parapërfshirë në të gjitha modelet e reja të prodhuara ose të importuara në Indi dhe nuk do të mund të çinstalohet apo çaktivizohet.

Ky urdhër ka shkaktuar reagime të forta, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve. Sipas Fondacionit për Lirinë e Internetit (IFF), vendimi përbën “një rritje të konsiderueshme dhe shqetësuese të kontrollit ekzekutiv mbi pajisjet private”, pa garancitë që priten në një demokraci kushtetuese.

“Si mund të garantohet që ky aplikacion nuk do të përdoret për të hyrë në skedarët dhe bisedat e ruajtura në telefon?”, pyeti analisti Nikhil Pahwa në rrjetet sociale, duke e cilësuar masën “një ndërhyrje të qartë në privatësinë tonë”.

Një deputet i Partisë së Kongresit paralajmëroi se aplikacioni mund të shndërrohet “në një mjet për të ndjekur çdo lëvizje, kontakt dhe vendim të qytetarëve”.

India, vendi me popullsinë më të madhe në botë, gati 1.5 miliardë banorë, është gjithashtu një nga vendet me numrin më të madh të përdoruesve të telefonave celularë. Në vitin 2024, autoritetet regjistruan zyrtarisht 1.16 miliardë përdorues.

Në gusht, Rusia u kërkoi prodhuesve të smartphone-ve të instalojnë shërbimin lokal të mesazheve Max, i cili është kritikuar nga avokatët dhe organizatat për mbrojtjen e lirive si një mjet i mundshëm i survejimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te drejtat e njeriut ne pikepyetje avokati i popullit flet per ndikimin e inteligjences artificiale 692eec0692c45
Lajmi i mëparshëm

​“Të drejtat e njeriut në pikëpyetje”, Avokati i Popullit flet për ndikimin e Inteligjencës Artificiale

i dyshuar per spiunazh ne favor te rusise arrestohet shtetasi britanik ne ukraine 692eed141d13a
Lajmi i radhës

I dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, arrestohet shtetasi britanik në Ukrainë

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë