Qeveria i Kosovës përgjigjet Listës Serbe për akuzat se Kurti po komploton

min lexim

Në një arsyetim të rikthimit në Kuvend, Lista Serbe akuzoi Kryeministrin Albin Kurti se, bashkë me Rada Trajkoviqin, po planifikonin t’i hiqnin serbëve të drejtat e rezervuara, prandaj rimorën mandatet e deputetëve. Qeveria e Kosovës thotë se Lista Serbe e pranoi që keqpërdor brutalisht ulëset e rezervuara.

Një javë pasi Lista Serbe nisi zinxhirin e largimeve nga institucionet e Kosovës, duke dorëzuar mandatet e deputetëve, nëntë anëtarë të saj janë shfaqur befasisht sot në Kuvendin e Kosovës.

Pasi u betuan nëntë deputetë të rinjë të LS, pastia doli më një njoftim konspirativ.

Lista Serbe thotë se u kthye në Kuvend për ta ndalur planin e Kurtit që të ndryshojë Kushtetutën e ligjet, ashtu që t’i marrë serbëve të drejtat që i kanë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë sot për Gazetën Express se  Lista Serbe e pranoi që keqpërdor brutalisht ulëset e rezervuara për pakicën serbe.

“Se si plotësohen ulëset e deputetëve është çështje kushtetute e ligji dhe jo plani politik. Kjo vetëm sa tregon se si mendojnë përfaqësuesit e Listës Serbe, pra mendësinë e tyre. Dhe, natyrisht, e pranuan që po i keqpërdorin brutalisht ulëset e rezervuara, si armë kundër shtetit të Kosovës e jo si vlerë e gjithpërfshirjes dhe integrimit”

Lista Serbe në komunikatën e saj, përveç Kurtit, akuzonte edhe politikanen serbe, Rada Trajkoviq, ndaj të cilës kanë nisur kërcënimet publike në Beograd.

“Vendimi i sotëm strategjik e ka ndalur direkt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe të serbëve që i shkojnë për shtati atij, për ta ndërruar kushtetutën dhe ligjet që i garantojnë të drejtat serbëve në Kosovë”, thuhej në reagimin e LS.

Lista Serbe më pas është thelluar në skenarin e saj, duke thënë se Kurti dhe Trajkoviq kanë planifikuar t’i zhbëjnë komunat serbe, ta largojnë gjuhën serbe e të tjera ide.

“Qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ka qenë që të votohet në ndryshimet e Kushtetutës, që do të çonin në zhbërjen e komunave serbe, heqjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe dhe largimin e gjuhës serbe, të drejtën për përfaqësim në institucione, e të tjera”. /Express/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski: Së shpejti do të përfundojnë hetimet për denoncimet e rrejshme për bomba

Story i radhës

Berlusconi beson se ai mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Të fundit nga