Qeveria i jep KQZ-së 250 mln lekë për votën e emigrantëve, afati për regjistrimet

1 minut lexim

Akti normativ për rishikimin  e buxhetit për vitin 2024 parashikon një financim shtesë prej 250 mln lekësh për procesin e votës së diasporës për zgjedhjet e vitit 2025

“Financim shtesë në masën 250 mln lekë për vitin 2024 për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”, thuhet në aktin normativ të buxhetit të shtetit.

Deri në mes të nëntorit duhet të jetë marrë konsensusi për administrimin e numërimit dhe vlerësimit të votave, që sipas parashikimeve në Kodin Elektoral pritet të bëhet në KQZ.

Ndërkohë, 1 marsi i 2025 është limiti i afatit për miratimin e fletës së votimit e cila pritet t’u shkojë përmes shërbimit postar emigrantëve që kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës. Regjistrimi i tyre do të hapet 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

Story i mëparshëm

“Serbia ka opsion konfliktin” – Lista Serbe vendos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së policisë për intervistim

Story i radhës

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Të fundit nga