qeveria i dhuroi zaevit nje super makine te re foto 61ee6c171c4c8

Qeveria i dhuroi Zaevit një super makinë të re (FOTO)

January 24, 2022
1 minut lexim
zaevi 780x470 1

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një vendimi i ka ndarë një makinë super luksoze Zoran Zaevit, pas dorëheqjes dhe largimit nga posti i kryeministrit.

Bëhet fjalë për një makinë “Skoda Superb” e vitit 2021.   Sipas ndryshimeve në Ligjin për Qeverinë të bëra në vitin 2016, kryeministri i sapodorëhequr në këtë rast Zaev  ka të drejtë ta përdorë këtë veturë për një kohëzgjatje për aq kohë sa ishte në krye të Qeverisë.

Më herët, në vitin 2020, kur Zaev dha dorëheqjen gjatë formimit të qeverisë teknike, iu shpërblye me një “Volkswagen Passat Limousine” prodhim i vitit 2018 dhe me kapacitet motori 2000 cm3.
Verën e kaluar, qeveria shpalli tender për 45 automjete luksoze Skoda Superb  me vlerë 1.5 milionë euro pa TVSH. Makinat u morën me “lizing”  me këstin mujor për një automjet është 60 mijë denarë me TVSH, ndërsa çmimi i përgjithshëm i një veture arrin rreth 40 mijë euro.

Më 17 janar, në të njëjtën ditë kur u mor vendimi, Zaev në një prononcim për portalin A1on tha se nuk do të shfrytëzojë të drejtën e apanazhit, as të makinës dhe shoferit. Ai thotë se do ta shfrytëzojë pjesërisht vetëm të drejtën për siguri dhe kjo rrallë. Ai ka të drejtën e gjashtë truprojave, të cilët mund t’i zgjedhë që t’i ketë pranë  24 orë në ditë.

“Do të punësohem në firma familjare, pra do të përdor automjetin e njërës prej kompanive, do të marr rrogën atje, kështu që nuk do të përdor apanazh”, tha ish-kryeministri.

Në maj të vitit 2017, pak para largimit të tij, Qeveria i dha Gruevskit një Volkswagen Passat 3c të prodhuar në vitin 2015. Më 19 tetor 2017, qeveria e re i dha Dimitriev një automjet zyrtar Passat të vitit 2015. Afati i përdorimit të Gruevskit është rreth dhjetë vjet, aq sa ka qenë më parë në krye të “Ilindenska”, ndërsa Dimitriev është një vit, gjegjësisht sa minimumi i paraparë. Këtë privilegj e kishte edhe Oliver Spasovski, ish-kryeministër teknik.

Screenshot 20220124 094952

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shtabi i krizave sot do te vendos nese do te shkurtohen ditet e izolimit 61ee6716e3e3a
Story i mëparshëm

Shtabi i Krizave sot do të vendos nëse do të shkurtohen ditët e izolimit

vv ja do ta rrezoje se shpejti qeverine nga frika e vendimeve te medha 61ee6ec576386
Story i radhës

VV-ja do ta rrëzojë së shpejti Qeverinë, nga frika e vendimeve të mëdha

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë