Qeveria e Hoalndës tash mbështet kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut për bashkëngjitje në BE, kjo mbështetje vjen ndonëse dihet se Franca edhe Danimarka në vitin 2019 kanë bllokuar fillimin e bisedimeve, njofton “NL Times”, transmetojnë “B92” transmetojnë “Bota Sot”.
Qeveria dhe partitë e koalicionit në Dhomën e Përfaqësuesve tash angazhohen që dy vendet që ka kohë që po shpresojnë e presin fillimin e bisedimeve të qasen BE-së”.
Fillimin e bisedimeve për Shkupin e ka bllokuar Bullgaria me veton për shkak kontestit rrteh gjuhës dhe historisë, ndërsa Tirana varet dhe është ndërlidhur nga përparimi i Maqedonisë.
Parlamenti Evropian në maj kërkoi nga Këshilli i Evropës që Shqipëria edhe Maqedonia të fillojnë procesin e bisedimeve për bashkëngjitje , duke ilustruar situatën me “ kontekstin e agresionit rus në Ukrainë “.
Kryeministri holandez Mark Rute tash angazhohet që Shqipëria e Maqedonia të fillojnë procesin e bisedimeve ka njoftuar (De Telegraaf).
Rute në vitin 2018 pat deklaruar se këto dy vende “do të dobësonin unionin”, duke e ndërlidhur këtë konstatim me korrupsion dhe mungesë të lirive të medieve.
Një vit më pas Holanda së bashku me Francën e Danimarkën bllokoi procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE për dy vendet.
Ndryshimi i qëndrimit nga Haga po ndodhë përkundër rënies së lirisë së medieve n[ Shqipëri dhe faktit të nivelit akoma të lartë të korrupsionit në Shqipëri transmeton EURACTIV.
Rute tash angazhohet që të marr mbështetje nga e gjithë BE-ja, ai në maj në konferencën me kancelarin Olaf Sholc tha se të gjithë në BE angazhohen për të siguruar Ballkan stabil dhe të gjendet zgjidhje për problemet në rajon e sidomos atë mes Bullgarisë edhe Maqedonisë.