Qeveria gjermane mbron planin për të lehtësuar rregullat e shtetësisë

November 28, 2022
min lexim

Qeveria gjermane mbrojti të hënën planet për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, duke kundërshtuar ankesat si nga brenda koalicionit qeverisës edhe nga opozita, se një gjë e tillë mund të inkurajojë imigracionin e paligjshëm.

Qeveria ka thënë se dëshiron të nxisë imigrimin dhe trajnimin për të përballuar problemin e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, që rëndon mbi ekonominë më të madhe të Evropës në një kohë të dobësimit të rritjes ekonomike dhe kur një popullsi në plakje po shton presionin mbi sistemin publik të pensioneve.

“Kushdo që jeton dhe punon këtu në baza të përhershme duhet gjithashtu të jetë në gjendje të votojë dhe të zgjidhet. Ata duhet të jenë pjesë e vendit tonë me të gjitha të drejtat dhe detyrat që i shoqërojnë”, tha kancelari Olaf Scholz në një forum mbi imigracionin të transmetuar në televizion.

“Dhe kjo duhet të jetë plotësisht e pavarur nga origjina, ngjyra e lëkurës, apo përkatësia fetare”, shtoi ai.

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, nga partia Social Demokrate (SPD) e zotit Scholz, parashtroi planet për të shkurtuar numrin e viteve që një person duhet të presë përpara se të bëhet shtetas, nga tetë, në pesë dhe të heqë kufizimet për shtetësinë e dyfishtë.

Kërkesat e gjuhës gjermane për shtetësinë do të lehtësoheshin gjithashtu për emigrantët e viteve 1950, 1960, shumica e të cilëve turq, që kishin shkuar për të punuar në Gjermaninë Perëndimore.

Zoti Scholz po ashtu mbështeti të drejtën e emigrantëve që të kenë shtetësi të dyfishtë, duke argumentuar se “përkatësia dhe identiteti, nuk janë faktorë që përjashtojnë njëri tjetrin”.

Projektligji mund të kalojë nëpër ndryshime ndërsa shkon në departamente të tjera qeveritare për konsultime në ditët në vijim, pas së cilës duhet të miratohet nga kabineti tre-partiak dhe më pas t’u dërgohet ligjvënësve në Bundestag.

Sekretari i përgjithshëm i FDP-së, partneri i vogël në koalicion me SPD-në dhe ambientalistët e Gjelbërt, është shprehur kundër planit. Në një intervistë me gazetën “Rheinische Post”, Bijan Djir-Sarai vuri në pikëpyetje kohën e paraqitjes së këtij projektligji, ndërsa dënoi mungesën e përparimit në deportimet dhe luftimin e migracionit të paligjshëm.

Zonja Faeser minimizoi dallimet në koalicion dhe tha se të gjitha partitë e kishin nënshkruar planin në marrëveshjen e tyre të koalicionit. Ndryshimet ligjore mund të hyjnë në fuqi në verën e vitit 2023, shtoi ajo.

Opozita konservatore e ka kritikuar gjithashtu propozimin për shtetësinë. Alexander Dobrindt nga partia CSU e Bavarisë, i tha revistës Bild se reformat do të kishin një “efekt tërheqës për migrimin e paligjshëm”.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto janë kombëtaret që siguruan kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Botës

Story i radhës

OBSH emërton ndryshe sëmundjen e Lisë së Majmunit, shkak ankesat për racizëm

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë