Shkup, 2 Dhjetor – Qeveria nuk bën me dije se kush ka aplikuar për shpalljen e avokatit të ri të shtetit, ndonëse afati për aplikim ka skaduar gati tre muaj më parë, pra më 12 shtator.
“Focus” ka kërkuar emrat e kandidatëve të regjistruar, përkatësisht të atyre që duan të ulen në karrigen e avokatit të shkarkuar Fehmi Stafa, por këtë informacion po ia fshehin Qeverisë si sekret shtetëror. Fillimisht na kanë përcjellë për përgjigje në Ministrinë e Drejtësisë.
-Avokatin e shtetit sipas Ligjit për Avokatin e Shtetit e emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Dokumentacioni i plotë i aplikantëve është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë për të vepruar në përputhje me dispozitat e ligjit, u përgjigj Qeveria.
Burimi: zhurnal.mk