Qeveria e RMV-së u dërgoi ftesa partive politike parlamentare për takim të liderëve

November 2, 2022
1 minut lexim

Qeveria sot u ka dërguar ftesë të gjitha partive politike parlamentare për mbledhjen e liderëve që do të mbahet të hënën, më 7 nëntor në Kuvend, konfirmuan për AIM-n nga shërbimi për media i qeverisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje njoftoi se do t’u dërgojë ftesa palëve. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”

Nismë për takim liderësh, ditëve të kaluara iniciuan edhe nga opozita shqiptare, të cilët publikisht dolën me kushtin se do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse në Kushtetutë ndryshohet formulimi “gjuha që e flasin 20% e qytetarëve” me “gjuhën shqipe”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dardania është djepi i shqiptarisë, kurrë s’do e braktisim

Story i radhës

Blendi Fevziu reagon indinjuar për dhunën ndaj nënës së dëshmorit të UÇK: Goditën një nënë pa djalin e saj, skenë thuajse makabre

Të fundit nga

ShkoLartë