Qeveria e RMV-së miratoi vendim për llogaritjen e orës dimërore

min lexim

Në Maqedoninë e Veriut të dielën mes 29 dhe 30 shtator, do të lëvizin akrepat e orës për një orë mbrapa, gjegjësisht do të fillojë llogaritja dimërore e orës konfirmuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të ketë ndryshim në sistemin e llogaritjes së orës”, thanë nga Qeveria.

Të dielën, në ora 3 të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen në ora 2.

Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e diskutoi mundësinë që të mos ndryshojë llogaria e orës, gjegjësisht të mbetet në fuqi llogaritja verore, për shkak të mundësisë për kursim të energjisë elektrike.

Debatin për shfuqizimin e llogaritjes së kohës sipas asaj verore dhe dimërore e ka hapur dhe Komisioni Evropian përpara katër vitesh. Atëherë, në online-anketë 93% e banorëve të BE-së janë deklaruar se janë “për” shfuqizimin e mënyrës së këtyre të llogaritjes së kohës, pas çka KE dorëzoi edhe propozim zyrtar në Parlamentin Evropian i cili u miratua në vitin 2019-të. Sipas asaj, shfuqizimin duhej ta zbatojë prej vitit të kaluar, çdo vend-anëtar duhet të zgjedh se cilën llogaritje do ta mbajë. Megjithatë, kjo në praktikë nuk ndodhi.

“Prej atëherë thuajse gjërat kanë pushuar. Topi tani është te 27 vendet anëtare të Unionit”, thonë nga Komisioni Evropian.

“Ata patjetër duhet që të harmonizohen dhe të tregojnë nëse në të ardhmen punët do të mbeten kështu siç janë, ose do të ndryshojnë. Deri më tani qeveritë e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët. Kjo i ka zemëruar deputetët e Parlamentit Evropian”, shkruan Dojçe Vele, në analizën “Pse ende ka llogaritje verore dhe dimërore të kohë”, e publikuar në mars të vitit të kaluar kur ndryshohet përllogaritja prej dimërore në verore.

Në të njëjtën pyetje, në analizën e të njëjtës periudhë të “Blumberg”, theksohet se fajtori kryesor për zbatimin e përllogaritjes së këtillë është pandemia e koronavirusit, por edhe burokracia gjatë së cilës rikujton se pas votimit në Parlamentin Evropian, zbatimin e vendimit duhet ta finalizojë Këshilli Evropian i cili kryesisht është i përbërë nga presidentë të shteteve. Megjithatë, Këshilli e ka kthyer çështjen mbrapa në KE duke theksuar se nuk mund ta zbatojë derisa Komisioni nuk bën vlerësim të ndikimit që do të ketë shfuqizimi i përllogaritjes verore dhe dimërore të kohës.

Burimi: portalb.mk

Story i mëparshëm

Libri i Gjeografisë në RMV me gabime, flamuri i Portugalisë ngatërrohet me atë të Spanjës

Story i radhës

Sulimani në top formë

Të fundit nga