qeveria e rmv se lojerat e fatit 500 metra larg shkollave fillore dhe te mesme 63e2a234c2139

Qeveria e RMV-së: Lojërat e fatit 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme

February 7, 2023
1 minut lexim
qeveria 750x430 1

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 127-të, ka vërtetuar Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojërat argëtuese, propozuar nga Ministria e Financave.

Me qëllim të mbrojtjes së të rinjve, me ndryshimet dhe plotësimet, propozohet që hapësirat afariste respektivisht vend pagesat e lojërave të fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme.

Me ligjin ekzistues nuk është vërtetuar largësia nga shkollat fillore dhe të mesme të hapësirave afariste ku organizohen lojërat e fatit, respektivisht nuk vërtetohet kriteri i këtillë – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Gjithashtu komunikatën e shtypit qeveritar, në mesin e qëllimeve të ndryshimeve të propozuara përmendet edhe nevoja e përforcimit të dëshmive të nevojshme për dhënien e licensave, si dhe saktësimi i asaj që një shoqëri tregtare me një licensë organizon një lloj loje të fatit. Gjithashtu rriten edhe kompensimet për dhënien e licensave për lojërat e fatit”, thuhet në komunikatë.

MARKETING

RENT A CAR

pritja ne komunikacion konsiderohet si rrezik qe demton te menduarit dhe kujtesen 63e2a17812c3c
Story i mëparshëm

Pritja në komunikacion konsiderohet si rrezik që dëmton të menduarit dhe kujtesën

zedhenesi i lvv se 151 vende pune per me pak se 24 ore si rezultat i superpunes 63e2a31526a70
Story i radhës

Zëdhënësi i LVV-së: 151 vende pune për më pak se 24 orë, si rezultat i “Superpunës”

Të fundit nga

ShkoLartë