qeveria e rmv ne aksion ia heq shtetesine onishcenkos 637f32ad46650

Qeveria e RMV në aksion, ia heq shtetësinë Onishçenkos!

November 24, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se do të fillojë procedurën për heqjen e shtetësisë së Oleksandër Onishçenko, përcjell Klan Maqedoni.

“Qeveria informon opinionin se në përputhje me nenin 14 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar që të fillojnë aktivitetet për anulimin e vendimit për pranim në shtetësi të Maqedonisë së Veriut për personin Aleksandër Onishchenko”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së Onishchenkos, pas seancës së mbajtur të qeverisë, në të cilën për rastin në fjalë ka raportuar Agjencia për Siguri Kombëtare.

Edhe pse i dyshuar për korrupsion në Ukrainë, i vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së ku akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, Oleksandër Onishçenko në kohë rekord kishte fituar shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Burimi:________

MARKETING

RENT A CAR

image 16
Story i mëparshëm

ВИДЕОЛОТАРИЈА ГО ПОДДРЖА БОБАН ИЛИОСКИ ВО НЕГОВИТЕ СПОРТСКИ ПРЕДИЗВИЦИ

rruget qe vrasin instat shqiperia 49 me shume vdekje se norma e be se nga aksidentet rrugore 637f344cced3d
Story i radhës

Rrugët që vrasin, INSTAT: Shqipëria 49% më shumë vdekje se norma e BE-së nga aksidentet rrugore

Të fundit nga

ShkoLartë